Arrestohen dy persona në Fier, kishin kanabis me vete

Arrestohen dy persona në Fier, kishin kanabis me vete

12:13, 09/07/2020
A+ Aa A-

Policia e Qarkut Fier ka arrestuar dy persona në Cakran si vazhdimësi e operacionit në goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, personat posedonin me vete 3.5 kilogram lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Personat e arrestuar janë: I. H., 46 vjeç dhe N. Sh., 39 vjeç, banues në Cakran

Njoftimi i plotë i policisë:

Fier

Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen lëndë narkotike, vihen në pranga 2 shtetas.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe pas informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Cakran, në vendin e quajtur "Xhamia e vjetër", gjetën dhe sekuestruan 3.5 kg cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve hetimore u bë arrestimi i 2 shtetasve, posedues të lëndës narkotike:

I. H., 46 vjeç dhe N. Sh., 39 vjeç, banues në Cakran.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e kryer në bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco