Nesër ndalohen të gjitha lundrimet drejt Karaburunit dhe Sazanit, ja arsyeja

Nesër ndalohen të gjitha lundrimet drejt Karaburunit dhe Sazanit, ja arsyeja

19:49, 07/07/2020
A+ Aa A-

Ditën e nesërme do të ndalohen të gjitha udhëtimet me mjete lundruese drejt bazës së Pashalimanit dhe Gadishullit të Karaburunit.

Shkak për ndalimin e lundrimit do të bëhet asgjësimi I municioneve të grumbulluara në ishullin e Sazanit.

Ndalimi i lundrimeve me anije, gomone, jahte dhe skafe do të bëhet nga ora 9.00 deri në orën 19.00.

Njoftimi bëhet i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme Detare, Kapitenaria Vlorë.  

‘Neser nga ora 09.00 deri ne oren 19.00 ndalohet levizja e mjeteve lundruese private ( anije, gomone, jahte , skafe , varka etj ) te te gjitha llojeve per arsye pune nga Baza detare Pashaliman.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco