Vrasja e Hekuran Billës, gjykata lë në masën arrest me burg Viktor Markun dhe Sebastian Malin

Vrasja e Hekuran Billës, gjykata lë në masën arrest me burg Viktor Markun dhe Sebastian Malin

14:51, 07/07/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit të Tiranës ka konfirmuar ditën e sotmemasën e arrestit me burg për Sebastian Malin dhe Viktor Markun.

Marku dyshohet se është ekzekutori i Hekuran Billës më 11 qershor në zonën e Komunës së Parisit. Ndërkohë 22 vjeçari Sebastian Mali dyshohet se është bashkëpunëtor në atentat.

Sebastian Mali u arrestua mbrëmjen e 18 qershorit ndërsa Viktor Marku u arrestua në pikën kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër nga policia malazeze.

Viktor Marku është vëllai i Prel Markut, i vrarë në Angli në vitin 2006 nga Hekuran Billa.

Hetimet u fokusuan në pistën e hakmarrjes dhe policia kontrolloi banesën e tij menjehërë pas atentatit ndaj 40-vjeçarit Billa te Komuna e Parisit.

Por Viktor Marku nuk u gjet aty dhe menjëherë u lëshua urdhër kërkimi policor. Marku mohon se është ai autor i krimit madje ka deklaruar se nuk ka qenë fare në Shqipëri, referuar sistemit TIMS ku ai rezulton se eshte larguar që në janar".

Hekuran Billa mbeti i vrarë gjatë atentatit në mbrëmjen e 11 qershorit në zonën e Komunës së Parisit.

Autorët kanë qëlluar në momentin kur 40 vjeçari po parkonte automjetin e tij BMV X6. Drejt tij janë shtënë 11 plumba, dy prej tyre i kanë shkaktuar vdekjen.        

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco