Ish-kolegia e Josifit: Ishte grua e urtë, kishte vajza shembullore

Ish-kolegia e Josifit: Ishte grua e urtë, kishte vajza shembullore

11:02, 04/07/2020

Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë që u vetëflijuam në banesën e tyre në Kombinat për shkak të besimit të tyre, do të përcillen sot për në banesën e fundit.

Viktimat do të përcillen për në banesën e fundit në fshatin Bënjë të Përmetit, aty ku kishin edhe origjinën. Dy trupat pasi iu është bërë autopsia janë përcjelle për në jug të vendit.

Ndërkohë një ish-kolegia e Zhaneta Josifit nga Përmeti, ka folur për Syri TV. Ajo thotë se ato nuk ishin besimtare të Jehovait kur ishin në Përmet.

“Jam e shokuar nga ngjarja, ishte një grua e urtë, kishte dy vajza shembullore. Nuk ishin praktikante të besimit fetar të Jehovarit për sa kohë jetuan në Përmet.

Në Përmet ajo shiste, merrej me tregti. Filluan të bëhen praktikante kur shkuan në Tiranë.

Burri i saj pësoi një aksident dhe ishte i sëmurë. Ai u hodh nga pallati. Me vdekjen e burrit kishin probleme ekonomike, pastaj ikën në Tiranë,” tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco