Aksident rrugor përballë kryesisë së Kuvendit/ Makina përplas biçikletën dhe largohet

Aksident rrugor përballë kryesisë së Kuvendit/ Makina përplas biçikletën dhe largohet

18:53, 03/07/2020
A+ Aa A-

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premte në kryeqytet, pranë Kryesisë së Kuvendit, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Sipasa saj që raporton Report TV, një makinë ka përplasur një person i cili po udhëtonte me biçikletë dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

I plagosuri ka mbetur në rrugë për shkak të plagëve të marra. Në ndihmë i ka ardhur policia rrugore dhe disa kalimtarë të rastit, teksa në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca.

Nuk dihet ende identiteti i tij dhe gjendja shëndetësore, teksa po punohet për kapjen e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco