‘Do kryente vrasje’, arrestohet 58 vjeçari me armë automatike me silenciator, Emri

‘Do kryente vrasje’, arrestohet 58 vjeçari me armë automatike me silenciator, Emri

11:00, 03/07/2020

Eshte arrestuar një përson i cili po lëvizte nga Tiranë në Drejtim të Shkodrës i armatosur me një armë automatike me silenciator.

“Nga Tirana në drejtim të qarkut Shkodër, me armë me vete dhe motomjet pa targa, vihet në pranga 48-vjeçari”, shkruan policia.

“Policia i sekuestron një armë zjarri automatik “Scorpion” me silenciator dhe 20 fishekë, me të cilën dyshohet se do kryente një vrasje”.

"Falë ndërhyrjes në kohë, në fshatin Guri i Zi, forcat e Policisë të DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit

Gentian Bajramaj, 48 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për mashtrim dhe dhunë në familje".

Ja njoftimi i plotë:

Shkodër

Finalizohet operacioni policor "Mision i pamundur".

Parandalohet një ngjare e mundshme kriminale.

Nga Tirana në drejtim të qarkut Shkodër, me armë me vete dhe motomjet pa targa, vihet në pranga 48-vjeçari.

Policia i sekuestron një armë zjarri automatik “Scorpion” me silenciator dhe 20 fishekë, me të cilën dyshohet se do kryente një vrasje.

Dyshohet se ky shtetas është përdorur nga grupe kriminale për vrasje me pagesë.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me një motomjet pa targa  i cili kishte armë me vete dhe dyshohej se mund të kryente një vrasje të porositur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Mision i pamundur".

Falë ndërhyrjes në kohë, në fshatin Guri i Zi, forcat e Policisë të DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit G. B, 48 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për mashtrim dhe dhunë në familje.

Në momentin e kapjes, këtij shtetasi, në një çantë krahu që mbante me vete i është gjetur një armë zjarri automatik “Scorpion” me silenciator dhe 20 fishekë luftarak.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma e zjarrit dhe motomjeti pa targa.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e arsyes së qarkullimit me armë zjarri me silenciator dhe motomjet pa targa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco