Brenda 30 ditësh, rekord viktimash nga koronavirusi

Brenda 30 ditësh, rekord viktimash nga koronavirusi

18:05, 01/07/2020
A+ Aa A-

Koronavirusi ka marrë jetë njerëzish 30 ditët e fundit, po aq sa tre muajt e karantinës.

Deri më tani në vendin tonë numërohen 66 viktima nga Covid-19, 33 prej të cilave shënuar deri në fund të muajit Maj, ndërsa pjesa tjetër janë regjistruar muajin që lamë pas e deri më sot.

Në javën e fundit bilanci i viktimave është regjistruar më i lartë, kur ISHP ka njoftuar mesatarisht dy viktima në ditë.

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar tre humbje jete, ndërsa dje u shënua edhe viktima e parë në radhët e bluzave të bardha, pasi mjeku Arjan Pushi humbi betejën me këtë sëmundje pasi ishte futur në intubim.

Shqipëria  doli nga izolimi me 232 persona aktivë me koronavirus, ndërsa aktualisht numri i tyre sipas Ministrisë së Shëndetësisë ka arritur në 998.

Ditën e sotme u regjistrua një ulje e lehtë e numrit të infeksioneve të reja në 24 orë, 45 të tilla në total.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco