Tentoi të vrasë Lul Berishën, dënohet kosovari

Tentoi të vrasë Lul Berishën, dënohet kosovari

13:29, 30/06/2020
A+ Aa A-

Shqiptari i Kosovës, Ahmet Ajeti është dënuar nga Gjykata e Durrësit për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë në dëm të Lulzim Berishës.

Dënimi prej 24 vitesh burgim nëpërmjet aplikimit të gjykimit të shkurtuar dënimi ka zbritur në 16 vite burg.

Burime bëjnë me dije se ishte përcjellë për kompetencë nga GJKKO në gjykatën e Durrësit.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në vitin 2005, por çështja është rihapur në 2018-n, kur Ajeti u ekstradua nga Kosova.

Nga ana e tij Ajeti nuk e ka pranuar se ka tentuar të vrasë Lul Berishën dhe se plagën që kishte në trup e ka shkaktuar vetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco