Shqiptarët arrestohen teksa shpërndanin drogë/ Në shtëpi kishin...

Shqiptarët arrestohen teksa shpërndanin drogë/ Në shtëpi kishin...

20:23, 28/06/2020
A+ Aa A-

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë në Rimini, nën akuzën e kryerjes së veprës penale trafikimi i drogës.

Pas një sërë hetimesh policia arrestoi një 20-vjeçar dhe 31-vjeçarin, persona të njohur për policinë, falë përfshirjes së tyre në aktivitetet e trajtimit të drogës. Ata u prangosën ndërsa po shisnin nga një dozë kokainë, siç raportojne mediat vendase.

Në kontrollin që autoritetet ushtruan në shtëpinë e tyre u gjetën dhe sekuestruan 57 doza kokainë, që ishin të paketuara dhe të gatshme për t’u shitur gjatë fundjavës.

Karabinierët kanë konstatuar se të dy tregtarët e drogës tashmë kishin filluar shitjen e drogës, menjëherë pas daljes nga karantina dhe kishin arritur të mblidhnin 4,900 euro brenda disa ditësh.

https://www.riminitoday.it/cronaca/scoperti-a-spacciare-in-casa-avevano-57-dosi-di-coca-gia-pronte.html

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco