Infermierja e burgut në Fier me Covid, izolohet stafi dhe të dënuarit

Infermierja e burgut në Fier me Covid, izolohet stafi dhe të dënuarit

12:42, 27/06/2020
A+ Aa A-

Një tjetër rast i ri me koronavirus është regjistruar sot në Fier.

Bëhet fjalë për një infermiere të burgut të Fierit, e cila pas testit rezultoi pozitive.

Deri më tani nuk dihet se nga është infektuar infermierja, ndërkohë ajo është izoluar në banesën e saj pasi ka shfaqur edhe simptoma të virusit.

Po ashtu, në këto kushte, janë izoluar dhe disa kolegë të saj në burg, si dhe të burgosur, të cilët kanë marrë shërbime nga infermierja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco