Snajper rus, silenciator dhe 'Uzi'/ Ja kujt iu kap armatimi në Tiranë

Snajper rus, silenciator dhe 'Uzi'/ Ja kujt iu kap armatimi në Tiranë

15:30, 19/06/2020
A+ Aa A-

Policia ka publikuar detaje në lidhje me operacionin “Yrsheku” të zhvilluar gjatë ditës së sotme.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar një numër i madh armësh duke filluar nga pistoletat, tek automatikët “kallashnikove”, mitralozët dhe një snajper.

Bëhet fjalë për 15 armë zjarri si edhe një sasi të madhe municionesh që u sekuestruan në shtëpinë e Gëzim Harokut.

“Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 15 armë zjarri (1 mitraloz i lehtë, 7 kallashnikovë, 3 pistoleta, 2 armë automatike MP7, 1 pushkë me dylbi dhe 1 armë gjahu) , 10 granata dore, 10 detonatorë, 10 kallëpe me tritol dhe fitil zjarrpërcjellës, një sasi fishekësh, një automjet dhe dy motorë sportivë”, bën me dije policia.

ABC News mëson se snajperi është rus i markës “Dragunov”, i cili njihet për një precizion të lartë. Krahas të tjerave, grupit kriminal i është hapur edhe një armë automatike “Uzi”, prodhim izraelit me silenciator, i përdorur shpesh për eliminime mafioze.

Gjatë operacionit është vënë në pranga Gëzim Haroku dhe është shpallur në kërkim Erigers Mihasi. Ky i fundit ka qenë i arrestuar edhe më parë. Mësohet se ngjarja në fjalë ka të bëjë me të shtënat me armë që u regjistruan të hënën e 15 qershorit drejt kompleksit “Eiffel” në Yrshek.

ABC News mëson se në drejtim të kompleksit kanë qëlluar Gëzim Haroku dhe Erigers Mihasi të cilët janë identifikuar pasi policia ka kqyruar pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë.

Nga pamjet janë marrë targat e motorit dhe më pas janë identifikuar edhe autorët.  Mes palëve ka pasur konflikte të vjetra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco