Ekzekutimi i Hekuran Billës/ 22-vjeçari i mohon lidhjen me vrasjen, makinat ishin marrë me qera....

Ekzekutimi i Hekuran Billës/ 22-vjeçari i mohon lidhjen me vrasjen, makinat ishin marrë me qera....

12:05, 19/06/2020
A+ Aa A-

Policia e Tiranës pas arrestimit të 22-vjeçarit Sebastiano Mali shoqëron edhe 2 të rinj nga Shkodra për vrasjen e Hekuran Billës. “BalkanËeb” shkruan se dy të shoqëruarit janë identifikuar pas verifikimeve që policia ka bërë në mjetet e përdorura nga autorët e dyshuar të cilat rezultojnë të dhëna me qira. Nga kontrolli i banesave të tyre policia ka sekuestruar dhe armë.

Ndërkohë që janë bërë publike edhe detaje nga dëshmia e 22-vjeçarit Sebastiano Mali. Mësohet se fillimisht Mali nuk ka pranuar të ketë lidhje me vrasjen e 40-vjeçarit Hekuran Billa. Ai ka thënë se prej muajsh jeton në zonën e ish-klubit partizani në Tiranë. I pyetur për lëvizjet e tij  ai ka mohuar se e ka ndjekur 40-vjeçarin. “Kisha marrë një mjet “BMË X6″ me qira.  Nuk e kam gjurmuar viktimën, isha në zonë për qejf”, ka deklaruar Mali.

Sipas burimeve, makinat e përdorura nga Viktor Marku e Sebastjano Mali kanë qenë të marra me qira në Shkodër nga familjarë të Sebastjanos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco