Vrau fqinjin në Gjirokastër, gjykata lë në burg 67-vjeçarin

Vrau fqinjin në Gjirokastër, gjykata lë në burg 67-vjeçarin

11:49, 19/06/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën ‘arrest me burg’ Janaq Koleta, i cili akuzohet se vra bashkëfshatarin e tij në Labovë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës rreth orës 20:00.

Mësohet se 67-vjeçari akuzohet se pas një sherri, goditi me mjete të forta 60-vjeçarin Andrea Xhavarra.

Pas ngjarjes së rëndë gruaja e autorit, kryetare e fshatit, është përpjekur që të fshehë krimin.

Koleta njihej nga banorët e zonës si njeri problematik, pasi kishte pasur zënka të tjera.

Si ndodhi sherri? 

Agresori dyshonte se viktima i kishte marrë pelën, pavarësisht të insistimin nga ana e këtij të fundit se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Debati ka agravuar, ku Koleta e ka qëlluar me shkop në këmbë  dhe në tentativë për t'u larguar, Xhavara është rrëzuar dhe ka përplasur kokën në një shtyllë druri, duke marrë dëme të shumta në kokë.

Referuar dëshmisë së Koletës dhënë përpara uniformave të blu, Koleta pranoi fajin, por tha se nuk kishte qëllim ta vriste, por vetëm ta trembte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco