Njëri për vjedhjen e bankave, tjetri për… Kush është shenjestra e radhës së OFL. Emrat

Njëri për vjedhjen e bankave, tjetri për… Kush është shenjestra e radhës së OFL. Emrat

11:28, 16/06/2020
A+ Aa A-

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

- Elis Gjypi, banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”;

- Genci Prifti, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg", për veprat penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”, "Vjedhja e bankave, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ja njoftimi i plotë:

OFL, 16 qershor

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

- E. Gj., banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”;

- G. P., banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg", për veprat penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”, "Vjedhja e bankave, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Peshku21/07/2020 02:31

Neritani se paske pagu kredin te Tonini mduket ta paska kap veshin fort hahahahahaha apo i pelqen grus tonini se djal i shkatht ti duket se je qullac si ban komente neper internet

Neritani16/06/2020 12:33

edhe ketu ne Lezhe kemi TONIN PREKA qe ju hyri bankave ne mes te dites dhe nuk i hyri ferre ne kembe, e tanime me ato para jeton si pashai i veriut, ka 15 vite qe jeton duke dhene kredi private me keste si do ai e me kamate

Shto koment

Denonco