E kap Policia me 7 m3 dru pa leje, ia sekuestrojnë bashkë me kamionin

E kap Policia me 7 m3 dru pa leje, ia sekuestrojnë bashkë me kamionin

09:34, 16/06/2020
A+ Aa A-

Policia e Dibrës ka zhvilluar disa aksione për mbrojtjen e mjedisit. Së fundi ka proceduar në gjendje të lirë tre banorë të Bulqizës U.C, B.XH, S.M dhe tre banorë të Dibrës:Q.L, S.D, SH.P, pasi po ndërtonin objekte pa leje.

Një tjetër banor i Dibrës u procedua, F.G u kap duke transportuar 7 m3 dru një “Ifa” pa dokumentacion.

Policia ia sekuestroi edhe kamionin bashkë me drutë.

Dosjet e tyre u dërguan në Prokurorinë e Dibrës për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe "Ndërtim i paligjshëm".

Policia e Dibrës tha se kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve për të tilla raste.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco