E sëmurë me COVID-19, sillet urgjent në Tiranë e moshuara nga Fieri

E sëmurë me COVID-19, sillet urgjent në Tiranë e moshuara nga Fieri

09:32, 16/06/2020
A+ Aa A-

Një 86 vjeçare nga Peshtani është nisur me urgjencë drejt spitalit infektiv në Tiranë në orët e para të mëngjesit pasi ka rezultuar pozitive me COVID-19.

E moshuara eshte paraqitur në spitalin e Fierit ku i është marrë edhe tamponi, i cili ka rezultuar pozitiv.

Gruaja është paraqitur me komplikacione shendetesore dhe shenja të virusit, çka ka detyruar mjekët të marrin tamponin. Pas daljes së rezultatit e moshuara, nën masa të forta sigurie është nisur drejt Tiranës ku mësohet se ka mberritur rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Nga hetimit te rastit, paraprakisht është mësuar se e moshuara ka qenë për vizitë tek nipi i saj në Tiranë, i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco