Ja si i dështoi plani i grabitjes/ Arrestohet 'skifteri' shqiptar në Itali

Ja si i dështoi plani i grabitjes/ Arrestohet 'skifteri' shqiptar në Itali

22:12, 12/06/2020
A+ Aa A-

Një 38-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane në Novoli të Firences, pasi tentoi të kryente një grabitje, por dështoi në realizimin e saj.

Burri shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, kishte shkuar për të vjedhur një apartament rreth orës 5:20 të mëngjesit, por u sinjalizua nga një prej banorëve.

Ai tha se kishte dëgjuar një zhurmë që vinte nga ndërtesa dhe se duke parë nga "syri magjik" i derës vuri re një person që po ngjitej nga shkallët me një elektrik dore.

Banori i pallatit lajmëroi menjëherë policinë e Firences, ku një patrullë mbërriti brenda pak minutash në zonë.

Ndërkohë, dritat e shkallëve u ndezën në një apartament në ndërtesë, duke detyruar grabitësin shqiptar që t'ia mbathte nga frika.

Sapo agjentët arritën tek ndërtesa, ata zbuluan se dikush kishte çmontuar plotësisht një dritare, e cila përdorej për të mbikëqyrur tarracën e një shtëpie, rënia e së cilës në tokë kishte krijuar një zhurmë të fortë, e cila zgjoi nga gjumi dëshmitarin.

Më pas, një tjetër patrulll policie identifikoi grabitësin shqiptar në një rrugë aty pranë, bazuar në përshkrimet e dhëna nga dëshmitari.

38-vjeçari nisi të vraponte, ndërsa nga xhepi i ranë edhe dy kaçavida që i kishte përdorur për të çmontuar dritaren.

Mirëpo, arratisja e tij zgjati shumë pak, pasi ai u arrestua nga oficerët e policisë.

Shqiptari ishte një emër i njohur për drejtësinë italiane, pasi kishte qenë dy herë më parë i dënuar për vjedhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco