Zbulohet qendra e masazhit që ofron seks me pagesë në Tiranë

Zbulohet qendra e masazhit që ofron seks me pagesë në Tiranë

21:47, 12/06/2020
A+ Aa A-

Janë të licensuar si qendra masazhi apo SPA, por përveç masazhit, masazhatorët të vetëofrohen edhe për shërbime ekstra, kundrejt pagesës.

Pas denoncimit të banorëve të një pallati në afërsi të Selitës në Tiranë 'Fiks Fare' investigoi këtë rast,duke bashkëpunuar me një klient të kësaj qendre estetike.

Bashkëpunëtori u emisionit investigativ hyri në qendrën estetike , ku kërkoi të kryente një masazh relaksues me vaj. Pronarja e qendrës estetike e drejtori klientin në dhomën e masazhit.

Pyetjes se bashkëpunëtorit të Fiks Fare nëse ofronin shërbime ekstra punonjësja e qendrës estetike i është përgjigjur pozitivisht.

Ajo i ka ofruar marrëdhënie intime klientit kundrejt pagesës prej pesë mijë lekësh të reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco