Seanca në Apel/ Prokuroria kërkon 12 vite burg për Saimir Tahirin

Seanca në Apel/ Prokuroria kërkon 12 vite burg për Saimir Tahirin

12:55, 11/06/2020
A+ Aa A-

Prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prenci kërkojnë dënimin me nga 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u lexuan konkluzionet e Prokurorisë.

Ish-ministri, Saimir Tahiri u paraqit në gjykatë së bashku me avokatin e tij Maks Haxhia, ndërkohë në sallë ishte edhe Jaeld Çela ish-drejtori i policisë së Vlorës i cili u vetëdorëzua pas një periudhe të gjatë që ishte në kërkim.

Prokuroria kërkon dënimin e tij me 12 vite burg për akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Ish-ministri dhe ish-drejtori i policisë së Vlorës kërkojnë pafajësi. Tahiri ka paraqitur me avokatin e tij tabelat me provat dhe faktet që i ka paraqitur dhe në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Gati 6 muaj më parë Jaeld Cela dhe ish ministri Sajmir Tahiri u shpallën fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për shpërdorim detyre ndërkohë që prokuroria kërkoi dënimin për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Për Saimir Tahirin dënimi u konvertua ne 3.5 vite ne shërbim prove ndërsa Jaeld Çela u dënua me 5 vite burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Juristi11/06/2020 15:00

Eshte bere pazari Saimiri i pafajshem , Jaeldi ne sherbim prove .

Komandanti11/06/2020 14:51

ketu do shihet sa e pamvarur eshte drejtesia shqiptare, te gjithe te barabarte para ligjit. Te shohim sa funksionon per 30 mije leke te vjetra ka futur ne burg njerzit qe skan patur per te paguar Energie elektrike.

Komandanti11/06/2020 14:50

Te gjithe te barabarte para ligjit.te shohim sa funksionon drejtesia e pa kapur nga pushteti.Nese ka gjyqtare te ndershem tani e tregojne veten.sepse ky ka futur ne Burg qytetar per fatura 30 mi lekeshe per energjine elektike.

Landi11/06/2020 13:59

Hajde Sajme, tregoi shoket qe po ta fusin, thuji tates, kush the that ty me mjell bacen me droge? hajde pra sajme, se te do tata fort

Gimi11/06/2020 13:49

Të shpresojmë që kësaj here të funksionojë drejtësia.Do të ishte një kthesë e rëndësishme.

David 11/06/2020 13:02

Ta denojen qnin

Shto koment

Denonco