Ndërron jetë në spitalin e Traumës drejtuesi i furgonit të Postës Shqiptare

Ndërron jetë në spitalin e Traumës drejtuesi i furgonit të Postës Shqiptare

19:31, 09/06/2020
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, 35 vjeçari, Kristi Plluska, i cili u aksidentua mesditën e sotme pranë fshatit Bulgarec në Korçë ndërsa drejtonte furgonin e Postës Shqiptare.

Plluska nuk mundi ti shpëtonte plagëve të marra.

Furgoni të cilin drejtonte u përplas fillimisht me një Benz dhe më pas goditi një pemë.

Ai mbeti i bllokuar në automjet dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrjë nga automjeti i dëmtuar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco