‘Mësuesi na fuste në bodrum dhe ….’/ Vajza e rritur në jetimore, tregon dhunën seksuale ndaj fëmijëve 10-14 vjeç në Shkodër

‘Mësuesi na fuste në bodrum dhe ….’/ Vajza e rritur në jetimore, tregon dhunën seksuale ndaj fëmijëve 10-14 vjeç në Shkodër

21:42, 06/06/2020
A+ Aa A-

27-vjeçarja, me emrin, Adriana e cila është rritur në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, ka bërë sot një rrëfim tronditës.

Vajza ka rrëfyer se në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, ka qenë një mësues i fesë islame që abuzonte me to.

Gjatë emisionit “Dua të të bëj të Lumtur” në Top Channel, Adriana tha se mësuesi i fuste në bodrum, i rreshtonte fëmijët e vegjël dhe abuzonte seksualisht me to.

“Kishim një mësues të fesë islame, dhe abuzonte seksualisht me ne të gjitha. Ishim nga 10-14 vjeç. Ai na fuste në bodrum te shtëpia e fëmisë dhe na rreshtonte. Na trembte me fantazma dhe na dhunonte.

Abuzonte me të gjitha ne, thoshte ‘çfarë do i bëj fëmijës së parë do u bëj të gjithave’. Nuk kishim ku të denoncimin, ishim të pafuqishme”, u shpreh Adriana.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco