Përfundojnë në spital/ Makina me dy fëmijë e drejtuar nga nëna, përmbyset në rrugë

Përfundojnë në spital/ Makina me dy fëmijë e drejtuar nga nëna, përmbyset në rrugë

18:02, 06/06/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Lezhës.

Një automjet tip “Benz” me targa AA097 ZM është përmbysur në rrugën kryesore në qendër të qytetit.

Mësohet se makina drejtohej nga një grua, e cila udhëtonte bashkë me dy fëmijët e saj, të cilët janë dërguar në spital.

Shkak i këtij aksidenti mendohet të jetë bërë pakujdesia e drejtueses së automjetit.

Në pjesën e pasme të makinës ishte vendosur tabela “shofere e re”.

Të dhëna paraprake bëjnë me dije se tre personat janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga përplasja janë dëmtuar edhe disa automjete të parkuara.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco