Do çonte 18 klandestinë me gomone në Itali, kapet skafisti vlonjat. Ja emri

Do çonte 18 klandestinë me gomone në Itali, kapet skafisti vlonjat. Ja emri

13:59, 06/06/2020
A+ Aa A-

Një 48-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi disa muaj më parë ka tentuar që të dërgojë në Itali 18 persona klandestinë.

Sipas policisë, ndaj tij Gjykata e Kavajës, ka dhënë masën e sigurisë ndaj Benjamin Belaj.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Policia vë në pranga një shtetas, për ‘Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit’.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka bërë lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e shtetasit në kërkim B. B., 45 vjeç, banues në Vlorë.

Policia e Vlorës ka bërë kapjen e këtij shtetasi në lagjen ‘15 Tetori’ Vlorë, pasi Gjykata e Kavajës i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror’, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Disa muaj më parë, shtetasi B. B., në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka tentuar të kalojë me skaf, në mënyrë të paligjshme nga Kavaja drejt Italisë, 18 shtetas që kishin hyre ilegalisht në Shqipëri.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco