Policia i vihet nga pas/ I riu me 'Volkswagen Touareg' hedh armën dhe...

Policia i vihet nga pas/ I riu me 'Volkswagen Touareg' hedh armën dhe...

12:04, 05/06/2020
A+ Aa A-

Pas ndjekjes nga policia, arrestohet një 29-vjecar, që po qarkullonte me armë zjarri. Në pranga është vënë shtetasi M. A., i cili po lëvizte me mjetin e tij tip “Volkswagen Touareg”. 

Sipas policise, ai duke parë se ishte vënë në ndjekje nga Forcat e Posaçme Operacionale të DVP Korçë, për të shmangur përgjegjësinë penale, hodhi në një kosh mbeturinash në lagjen nr. 4, armën e zjarrit pistoletë tip “Glock” me 7 fishekë, e cila u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Pas ndjekjes ai i arrestua në flagrancë dhe sipas policise eshte person me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër pronës e sigurisë publike.

NJOFTIMI

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë dhe informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas qarkullonte në qytet me armë zjarri, strukturat e Policisë Korçë menjëherë koordinuan veprimet, lokalizuan autorin e dyshuar dhe u vunë në ndjekje të tij.

Shtetasi M. A., i cili po lëvizte me mjetin e tij tip “Volkswagen Touareg”, duke parë se ishte vënë në ndjekje nga Forcat e Posaçme Operacionale të DVP Korçë, për të shmangur përgjegjësinë penale, hodhi në një kosh mbeturinash në lagjen nr. 4, armën e zjarrit pistoletë tip “Glock” me 7 fishekë, e cila u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të 29-vjeçarit, banues në Korçë, (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër pronës e sigurisë publike) dhe materialet i referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco