FOTO/ Ja autori i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve

FOTO/ Ja autori i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve

11:47, 05/06/2020
A+ Aa A-

Dy vëllezër, Gazmir dhe Xhoi Bardhi 34 dhe 24 vjeç janë ekzekutuar nga Roland Pula, 32 vjeç në portën e shtëpisë së tyre. Ngjarja ndodhi rreth orës 22.25 të së enjtes në fshatin Gramëz të Krujës.

Nga plumbat, dy të rinjtë mbetën të plagosur, por humbën jetën rrugës për në spital.

Shkak për këtë vrasje dyshohet të jetë hakmarrja për një ngjarje të ndodhur vite më parë.

Roland Pula është 32-vjeçari, i cili ekzekutoi me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Krujë dy vëllezërit.

Por situata e mbrëmshme ka precipituar nga një sherr i një nate më parë në lokalin e fshatit i vrasësit me një nga viktimat.

Mbrëmë rreth orës 22:30, Pula u zuri pritë te dera e shtëpisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco