Pako tritoli lokalit në Vlorë

Pako tritoli lokalit në Vlorë

12:23, 04/06/2020
A+ Aa A-

Mbrëmjen e djeshme është vendosur tritol në afërsi të një lokali në lagjen 28 nëntori në Vlorë.

Tritoli është pikasur nga vetë pronar të lokalit, para se të shpërthente. Duket se lenda shperthyese ka qene nje mesazh per pronarin e lokalit.

Një pako e dyshimtë është parë në trotuar pranë lokalit ndërsa menjëherë është njoftuar policia.

Pakoja e tritoli është gjetur shumë pranë kopshtit ‘Sulo Dine 2’.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka lëvizur pakon.

Ngjarja ka ndodh mbrëmjen e djeshme rreth orës 11.10  në lagjen ‘28 Nëntori’ Vlorë, Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në trotuarin e rrugës një pako të dyshimtë si lëndë plasëse.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave  si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco