FOTO/ Ky është i riu që kërcënoi sot policinë

FOTO/ Ky është i riu që kërcënoi sot policinë

15:39, 03/06/2020
A+ Aa A-

Publikohet fotoja e Roland Kryemadhit, i dyshuari si ekstremist dhe i rezistoi e kërcënoi policinë që i kishte shkuar në banesë për ta ndaluar për dhunë në familje dhe moslejimin e fëmijëve në shkollë.

Siç mund të shihni edhe në foto, Kryemadhi mban mjekër të gjatë, duke të dhënë përshtypjen e një besimtari, ndërsa burime policore thonë se ai dyshohet të jetë ekstremist.

Këtë fakt e përforcojnë edhe deklaratat e tij të bëra më herët, se fëmijët e tij nuk kishin nevojë për shkollë, pasi shkollën ua jepte Allahu.

Pak orë më parë, Policia, FNSH dhe RENEA zbarkuan në Kamzë dhe rrethuan banesën e tij. Në ato momente ai kërcënoi me kallashnikov dhe pistoletë, ndërsa rezistenca vijoi për 40 minuta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco