Shkatërrohet ‘Narkos’ shqiptar/ 25 në pranga, sekuestrohen 400 mijë euro, ja pseudonimet që mbanin

Shkatërrohet ‘Narkos’ shqiptar/ 25 në pranga, sekuestrohen 400 mijë euro, ja pseudonimet që mbanin

21:39, 01/06/2020
A+ Aa A-

Policia italiane ka shkatërruar një bandë narkotikësh të përbërë nga shqiptarë dhe italianë, të cilët kryenin aktivitetin e tyre në trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Në operacionin e koduar ‘Boxes’ u arrestuan 25 persona dhe u sekuestruan 400 mijë euro dhe 11 kilogram kokainë e pastër që ishin gati për t’u hedhur në treg.

Disa nga krerët e grupeve të narkosit të arrestuar në Lenjano, mbanin edhe pseudonime ‘Profesori’, ‘D’Artanjan’, ‘Mulo’, ‘Kojak’ dhe ‘Gjigandi’.

Hetimet për këto grupe filluan midis 6-7 majit, ku fillimisht u arrestuan 15 persona dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë.

Sipas policisë 105 mijë euro iu gjetën grupit të ‘Gjigantit’, një shtetas shqiptar resident në Novareze.

120 iu gjetën 'Mulos', trafikant që operonte në Turbigo, 60 mijë ‘Profesorit’ dhe 105 mijë euro grupit që kishte si shef ‘Kojakun’

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco