EMRI/ Hiqej si kopshtar i respektuar, shqiptari arrestohet në fermën e kanabisit

EMRI/ Hiqej si kopshtar i respektuar, shqiptari arrestohet në fermën e kanabisit

19:48, 01/06/2020

Një shqiptar i cili la Shqipërinë për shkak të një konflikti, u arrestua në Britani ndërsa bënte një jetë të dyfishtë si ‘kopshtar i respektuar’.

Agron Hithi, 36 vjecc, po përballet tashmë me deportimin nga Britania, pasi u kap nga policia ndërsa drejtonte një fermë kanabisi.

Hithi u dënua me 6 muaj nga gjykatësi, Ahmed Nadim, por iu komunikua që do të deportohej në vendin e tij të origjinës pasi u shpall i fajshëm për prodhim kanabisi.

Gjykata Mbretërore në Hull tha ndër të tjera se Hithi u largua nga Shqipëria qershorin e kaluar ‘për të evituar një konflikt’ dhe pagoi 14 500 euro për të mbërritur në Britani.

Hithi u soll në Londër dhe më pas në Hull, ku kishte punuar në kantiere të ndryshme, për të shlyer borxhet që kishte ndaj trafikantëvem përpara se të kapej në një pronë në Philip Larkin afër Beverley Road, ku ushtronte zanatin e tij të prodhimit të kanabisit.

Paul Nicholson deklaroi: ‘Më 1 prill të këtij viti, policia shkoi në vendngjarje ku dalloi një erë të ccuditshme të kanabisit që vinte nga prona dhe të gjitha dritaret ishin të mbuluara me një veshje alumini’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco