Riorganizohet SPAK/ Krijohen 2 seksione të veçanta, emrat e prokurorëve

Riorganizohet SPAK/ Krijohen 2 seksione të veçanta, emrat e prokurorëve

13:26, 01/06/2020
A+ Aa A-

Në një mbledhje të zhvilluar sot nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme SPAK, ku u diskutuan probleme që lidhen me nevojën për rritjet të efektivitetit të ushtrimit të ndjekjes penale në këtë prokurori, si dhe probleme organizative.

Duke vlerësuar faktin që specializimi për kategori të caktuara veprash penale është element thelbësor ndikues në rritjen e efikasitetit të ushtrimit të ndjekjes penale në përgjithësi;

Nisur nga fakti se objekti i punës së Prokurorisë së Posaçme përfshin dy drejtime kryesore : ushtrimi i ndjekjes penale kundër krimit të organizuar dhe ushtrimi i ndjekjes penale kundër korrupsionit;

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, me Urdhërin nr. 87, datë 01.06.2020 ka vendosur që në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar prokurorët e ushtrojnë ndjekjen penale në dy seksione si më poshtë:

Seksioni Kundër Krimit të Organizuar.

Altin Dumani

Vladimir Mara

Behar Dibra

Ened Nakuçi

Doloreza Musabelliu

Elida Kaçkini

Seksioni Kundër Korrupsionit.

Edvin Kondili

Klodjan Braho

Enkeleda Millonai

Dritan Prençi

Sotir Kllapi

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, me Urdhërin nr. 87, datë 01.06.2020 ka vendosur që Altin Dumani emërohet ZëvëndësDrejtues i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe njëkohësisht Drejtues i Seksionit Kundër Krimit të Organizuar.

Edvin Kondili emërohet Drejtues i Seksionit Kundër Korrupsionit, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco