Përkeqësohet situata te Infektivi, 1 pacient i intubuar, 4 në terapi intensive

Përkeqësohet situata te Infektivi, 1 pacient i intubuar, 4 në terapi intensive

11:39, 30/05/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë raporton se situata te Spitali Infektiv, ku po trajtohen të infektuarit me koronavirus, nuk është shumë pozitive.

Sipas MSH, janë të shtruar në spital 26 pacientë, një prej të cilëve është i intubuar në gjendje të rëndë, ndërsa 4 të tjerë në terapi intensive.

“Në Spitalin Infektiv aktualisht po trajtohen 26 pacientë, nga të cilët 4 janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar në gjendje të rëndë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 857 numrin e të shëruarve”, thuhet në njoftimin e MSH.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë-137
Durrës-39
Krujë-16
Shkodër-11
Kamëz-9
Mat-8
Lushnje-6
Berat-2
Fier-2
Korçë-1
Librazhd-1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco