Shkrumbohet nga flakët një peshkarexhë në Durrës Foto ilustruese

Shkrumbohet nga flakët një peshkarexhë në Durrës

14:01, 29/05/2020
A+ Aa A-

Përfshihet nga flakët peshkarexha me emrin ‘Anxhela’ në Durrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak më parë teksa anija gjendej 6 milje nga bregu.

Rojet bregdetare dhe policia janë nisur drejt vendngjarjes dhe kanë bërë të mundur shpëtimin e tre marinarëve.

Shkak I zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike në batëri.

Bëhet me dije se anija është përfshirë totalisht nga zjarri duke e bërë të pamundur shpëtimin e saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco