VIDEO/ U sekuestruan 4 tonë drogë, kush janë shqiptarët e arrestuar në Itali. Emrat

VIDEO/ U sekuestruan 4 tonë drogë, kush janë shqiptarët e arrestuar në Itali. Emrat

09:10, 28/05/2020
A+ Aa A-

Një grup kriminal italo-shqiptar që merrej me trafikun e lëndëve narkotike është shkatërruar nga autoritetet e shtetit fqinj. Falë një operacioni të quajtur “San Silvestro” në pranga u vunë nëntë persona. Mes tyre ka edhe shqiptarë.

Ata janë Geraldo Ismailaj, 42 vjeç; Alban Limaj, 32 vjeç; Erfan Bajrusi, 24 vjeç dhe Alvaro Aliaj, 28 vjeç. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat italiane për 5 nga të arrestuarit është dhënë masa e sigurisë arrest me burg, ndërsa për 4 të tjerë arrest shtëpie.

Gjithashtu janë sekuestruar sasi të mëdha drogë, 3750 kilogramë marijuanë, 50 kilogramë hashash, 1 kilogram kokainë dhe 1 kilogram heroinë.

Mësohet se grupi e siguronte drogën në Shqipëri. Sapo e merrte lëndën narkotike në territorin italian, fillonte shpërndarja nga anëtarët e bandës. Mediat italiane se në këtë operacion pati bashkëpunim edhe nga policia shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cak28/05/2020 09:32

Ajo që nuk kuptohet në këtë lajm, është se ku qëndron bashkëpunimi me policinë shqiptare. ."Malli" i drogës ju është kapur një gruçi mafioz shqiptaro-italian që e shesin e shpërndajnë ate në Itali. Ama ky mall ka ardhur nga Shqipëria e policia shqiptare nuk ka qenë e zonja që të kap trafikantët Thua të ketë vajtur policia shqiptare ashtu si mjekët shqiptarë e ti ketë ardhur në ndihmë Italisë ? Apo mos "ndihma" e policisë shqiptare ka qenë për ti verifikuar këto emra si shqiptarë ?

Shto koment

Denonco