Një grua e moshuar është gjendur pa jetë ditën e sotme në banesën e saj.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e 70 vjeçares në Mamurras.
Viktima është identifikuar si Gjelina Hoti, e cila jetonte e vetme.
Fqinjët kanë njoftuar policinë, pasi e moshuara nuk ishte përgjigjur në telefon.
Policia bashkë me zjarrfikësit kanë ndërhyrë, duke thyer derën e banesës ku edhe kanë gjetur pa jetë të moshuarën.
Dyshimet e para janë se e moshuara ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Mendohet që kontakti me rrymën elektrike ka ndodhur nga pakujdesia.
Por do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.
© SYRI.net