Njoftimi i Policisë/ Aksidentohet ambulanca, vdes pacienti

Njoftimi i Policisë/ Aksidentohet ambulanca, vdes pacienti

18:31, 25/05/2020
A+ Aa A-

Policia e Fierit ka dalë në një informacion paraprak lidhur mbi aksidentin e ndodhur në autostradën Fier-Lushnjë, ku si pasojë e daljes së ambulancës jashtë rrugës, ka humbur jetën një pacient.

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:50, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të fshatit Krutje, një ambulancë që po transportonte një pacient drejt Tiranës, ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë pacienti, shtetasi M.M, 62 vjeç, dhe është dëmtuar drejtuesi i ambulancës, shtetasi N.H, 55 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco