Sherr me thika, dy të plagosur në Fushë Krujë/ Ja emrat

Sherr me thika, dy të plagosur në Fushë Krujë/ Ja emrat

12:11, 21/05/2020
A+ Aa A-

Një konflikt mes të rinjsh ka përfunduar në plagosjen e 2 personave në Fushë- Krujë.

Nga përleshja me thika janë plagosur, Serdar Tali dhe Ergert Gjoni.

Burimet e para policore flasin për një sherr të madh, ku dy të rinjtë janë plagosur rëndë.

Ata janë sjellë me urgjencë drejt Tiranës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia Fushë Krujë/ Informacion paraprak

Më datë 21.05.2020, rreth orës 11:45, pas një konflikti të çastit kanë mbetur të dëmtuar me mjet prerës, (thikë) shtetasit E. Gj., rreth 30 vjeç, dhe S. T., rreth 22 vjeç, (kunetër), të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe shkakun e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco