13 të shëruar dhe 14 të shtruar/ Harta zgjerohet në Durrës, Tiranë dhe Krujë

13 të shëruar dhe 14 të shtruar/ Harta zgjerohet në Durrës, Tiranë dhe Krujë

11:07, 21/05/2020
A+ Aa A-

ISHP ka konfirmuar 5 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 969 numrin total të të prekurve në vend.

Rastet e reja janë, 3 në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 persona, ndërsa mbeten 167 persona ende aktivë. ISHP njofton se aktualisht në spitale janë ende të shtruar 14 persona, ku 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Mësohet se deri më tani janë shëruar 80% e të prekurve nga koronavirusi.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13,500 testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë-55
Durrës-47
Krujë-31
Shkodër-10
Berat-10
Kamëz-9
Fier-2
Elbasan-1
Mirditë-1
Korçë-1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco