Interpoli zbulon dhe arreston në Shijak, trafikantin e kokainës, 50 vjeç

Interpoli zbulon dhe arreston në Shijak, trafikantin e kokainës, 50 vjeç

09:20, 21/05/2020
A+ Aa A-

Interpoli ka zbuluar në Shijak, një trafikant kokaine, Rudin Konin, 50-vjeçar, që jetonte aty. Koni me banim figuronte në Maminas të Durrësit.

Policia e Durrësit njoftoi se si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me Interpol Tirana dhe Policinë Kriminale, bënë të mundur lokalizimin në Shijak dhe arrestimin e shtetasit shqiptar Rudin Koni, 50 vjeç banues në Maminas, Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga ligji italian për drogat.

Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë, sasi lënde narkotike të llojit kokainë, me qëllim shitjen në Milano dhe Salento, Itali.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco