Fitojnë pafajësinë 4 të arrestuarit për sulmin terrorist Shqipëri- Izrael

Fitojnë pafajësinë 4 të arrestuarit për sulmin terrorist Shqipëri- Izrael

14:28, 20/05/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion dhe krimit të organizuar ka pushuar çështjen ndaj shtetasve Bekim Protopapa, Ergys Faslija, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani  të arrestuar në vitin 2016 si të dyshuar për një sulm terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael.

Tashmë drejtësia shqiptare me pushimin e çështjes i ka shpallur të pafajshëm katër shtetasit e sipërmendur ndaj dyshimeve të mëparshme.

Këta shtetas dyshoheshin për veprat penale “Vepra me qëllime terroriste”, “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Organizata Terroriste”.

Kërkesa për pushimin e kësaj çështjeje është bërë nga vetë Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ose SPAK siç njihet të cilën Gjykata e pranoi duke pushuar masat e sigurisë ndaj tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

xj20/05/2020 16:33

Po fajsine qe qekan arrestu kot pa asnji prove kush e merr.

eri_elb20/05/2020 14:47

A do e hidhni shtetin ne gjyq pas fitimit te pafajesise ........

Shto koment

Denonco