Ngjarja e rëndë e ndodhur në tregun e qytetit të Durrësit ka zbuluar të tjera detaje lidhur mbi identitetin e personave të ekzekutuar.
Sikundër mësohet Besmir Haxhiaj (35) dhe vëllai i tij Viktori janë me origjinë nga Puka, por ata jetonin në Spitallë të Durrësit.
Të dy vëllezërit u gjetën pajetë brenda makinës së tyre tip 'Golf' me targa AA716ZZ.
Vellezërit u zunë në pritë ndërsa po kalonin me makinën e tyre.
Deri më tani mësohet se autorët dyshohet se kanë qenë dy.
Ndërkohë që kanë qenë banorët e zones ata që kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë lajmëruar policinë.
Ngjarja ka ndodhur në tregun e makinave në Shënavlash, në atë që njihet si zona e Nishtullës.
Dyshimet e para lidhen me borxhet për makinat.
Ndërkohë që trupat pas identifikimit janë dërguar në morgun e qytetit.
Deri më tani policia ka shoqëruar mbi 30 persona, ku po kështu pritet të kontrollohen kamerat e sigurisë nëse kanë fiksuar autorët.
© SYRI.net