Shqiptari ekzekutohet nga policia pasi i kundërshtoi me armë zjarri

Shqiptari ekzekutohet nga policia pasi i kundërshtoi me armë zjarri

16:04, 25/04/2020
A+ Aa A-

Shqiptari, Luan Agolli, 42 vjeç, banues në Pequannock, New Jersey, u përfshi në një përplasje me policinë, teksa refuzonte të hidhte armën e tij në tokë edhe pse oficerët i bën thirrje disa herë që t’i bindej urdhrave të tyre.

I rrethuar nga disa oficerë në kryqëzimin e rrugës “Carroll and Harrison”, shqiptari ja drejton disa herë armën policëve dhe refuzon që të dorëzohet, ashtu siç shihet dhe nga pamjet filmike të siguruara nga dëshmitarët aty pranë.

Oficeri e policsë dëgjohet të thonë “Jemi duke i dhënë shumë mundësi që të dorëzohet”, ndërkohë që një nga njerëzit aty pranë dëgjohet të thotë: “ky shkërdhatë paska dëshirë për të vdekur”.

“Ata kishin të drejtë ta qëllonin, ai nuk donte ta hidhte armën”, dëgjohet të thotë tjetër.

Pas disa sekondave, Agolli kalon rrugën dhe qëndron pranë një shtylle, i drejton armën një prej oficerëve që qëndron jo më shumë se 15 metra larg tij, por policia nuk e lejon të bëj më asnjë lëvizje tjetër dhe e qëllon, shkruajne mediat e huaja.

42-vjeçari rrëzohet në tokë dhe pas pak vjen ambulanca në vendngjarje, por Agolli nuk mund t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërron jetë.

Zyra e prokurorisë së New Jersey dhe policia janë duke e hetuar këtë ngjarje, megjithatë duket se do të jetë një rast standard i përplasjes së një personi të armatosur me oficerët e policisë. Këta të fundit i ishin përgjigjur një thirrje të bërë në 911 për një person të armatosur që lëvizte në rrugët e New Jersey dhe në momentin që ishin përballë tij zbatuan protokollin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco