Raporti sekret/ Orges Bilbili pasi u plagos theu telefonin, në banesë iu gjet stemë policie

Raporti sekret/ Orges Bilbili pasi u plagos theu telefonin, në banesë iu gjet stemë policie

18:21, 18/04/2020
A+ Aa A-

Gazetarja e ‘News24’ Klodiana Lala ka siguruar raportin sekret të policisë, që çoi në arrestimin e një personazhi shumë të kërkuar, Orges Bilbili.

Ky i fundit u arrestua më 11 prill afër Xhamllikut. Gazetarja Lala, teksa tregoi detaje nga ajo ngjarje pohon se në raport thuhet se 30-vjeçari Orgest Bilbili, nga Lushnja, e ka kundërshtuar punonjësin e Policisë dhe është larguar me vrap në brendësi të lagjes. Punonjësi i Policisë e ka ndjekur dhe gjatë ndjekjes 30-vjeçari i ka drejtuar pistoletën punonjësit të Policisë, duke e kërcënuar për ta vrarë.

Ndaj i gjendur në këtë situatë, polici e qëlloi me armë në këmbë, ndërkohë që e plagosur mbeti aksidentalisht dhe një vajzë që po kalonte në rrugë.

Gazetarja Klodiana Lala tha për moderatoren Nisida Tufa se në banesën që Bilbili kishte marrë me qira një muaj më parë (në emër të një personi tjetër) është gjetur një stemë policie si dhe shuma prej 900 eurosh, si dhe disa telefona celularë. Mes të tjerash Lala tha se gjatë momentit kur u plagos dhe teksa polici tentonte t’i vinte prangat, Bilbili theu telefonin e tij, ndërsa ende nuk janë rikuperuar informacionet brenda celularit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco