Shënohet një rast i ri në Fier, Korça sjell lajme të mira

Shënohet një rast i ri në Fier, Korça sjell lajme të mira

10:18, 18/04/2020
A+ Aa A-

Ka shkuar në 36 numri i personave të infektuar me koronavirus në Fier.

Mësohet se ka rezultuar pozitiv një tjetër qytetar, që është i afërm i 3 pacientëve të fundit, që u prekën nga COVID-19, dhe që ishin një vatër e re infeksioni në këtë qytet.

Menjëherë pas kësaj, janë izoluar gjithë familjarët dhe të afërmit, me të cilët mund të kenë pasur kontakte të infektuarit.

Por një lajm i mirë vjen për qytetarët korçarë në vigjilje të Pashkës Ortodokse kur shënohet edhe një tjetër person i shëruar nga COVID-19, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 17. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në Korçë nuk ka patur asnjë të dyshuar si i prekur nga koronavirusi, arsye për të cilën nuk është dërguar asnjë tampon për analiza.

Nga ana tjetër, janë dërguar 7 tampona nga qyteti i Pogradecit, për të cilat ende pritet një përgjigje. Bëhet fjalë për shtatë emigrantër shqiptarë të ardhur nga Greqia e Maqedonia e Veriut dhe të karantinuar gjatë ditëve të fundit në një prej hoteleve të qytetit liqenor. Këta qytetarë kanë shfaqur simptoma të ngjashme me COVID-19, arsye opër të cilën u janë marrë tamponat për të konfirmuar nëse janë apo jo të prekur nga virusi i rrezikshëm.

Edhe nga Devolli janë dërguar dy tampon të cilat fatmirësisht kanë rezultuar negativë, ndërsa nga Kolonja nuk është dërguar asnjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco