Lajmi i fundit

INVESTIGIMI/ ‘5D Konstruksion’ dhe Ajola Xoxa, skemat e pastrimit të parave

Tërmeti zgjon banorët e Cërrikut, nuk ka raportime për dëme

Tërmeti zgjon banorët e Cërrikut, nuk ka raportime për dëme

09:08, 18/04/2020
A+ Aa A-

Një tërmet i magnitudës 3.5 i shkallës Rihtër është regjistruar dje rreth orës 23.40 me epiqendër zonën e Cërrikut, duke zgjuar banorët e qytetit dhe të zonave përreth, por duke u ndjerë edhe në Elbasan dhe Lushnje.  

Tërmeti ndodhi rreth 5 kilometra në brendësi të tokës, dhe për momentin nuk janë sinjalizuar dëme.

Ndërkohë, në një lidhje telefonike për “News24”, gazetari Fatmir Popja tha se lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda dhe kanë shkaktuar frikë te qytetarët, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sulua18/04/2020 09:17

Aman mos ju referoni sizmologjise surrelistanit se do e nxjerrin epiqendren hava ndonje dite!!

Shto koment

Denonco