Sot liridalje vetëm për pensionistët deri në orën 11:00

Sot liridalje vetëm për pensionistët deri në orën 11:00

08:45, 18/04/2020
A+ Aa A-

Policia e Shtetit do të lejojë sot të lëvizin të lirë, në këmbë, pensionistët, gjatë paradites deri në orën 11:00 duke respektuar të gjitha rregullat e distancimit social.

 Kryeministri Edi Rama njoftoi dje se të shtunën “në qendrat urbane do të dalin në këmbë vetëm pensionistët deri në orën 11.00.

Me automjet do të lëvizin shtëpi – punë - shtëpi me asnjë ndalesë rrugës, të gjithë ata që kanë autorizim për të punuar gjatë fundjavës.

Të gjithë të tjerët në shtëpi dhe të gjitha dyqanet mbyllur deri të hënën në orën 05.00, siç është njoftuar më parë nga Ministrja e Shëndetësisë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco