Nëna tenton të fusë drogë për djalin në paraburgim

Nëna tenton të fusë drogë për djalin në paraburgim

13:27, 17/04/2020
A+ Aa A-

Një 62-vjeçare është vënë në pranga pasi tentoi që të fusë lëndë narkotike për djalin e saj në paraburgim.

Sipas asaj që njoftojnë uniformat blu ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në ambientet e paraburgimit në Vlorë.

62-vjeçarja ka shkuar për t’i dërguar ushqime djalit të saj, i cili vuan dënimin për vepër penale në fushën e narkotikëve.

Por ka qenë kontrolli që ka bërë që mes ushqimeve të gjendej sasia që nëna synonte të fuste për djalin e saj.

Bëhet fjalë për një sasi për 100 gramësh kanabis. Menjëherë pas zbulimit të lëndës narkotike 62-vjeçarja u arrestua në flagrancë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco