43 të shtruar dhe 277 të shëruar/ Ja si zgjerohet harta, shtohet Mallakastra

43 të shtruar dhe 277 të shëruar/ Ja si zgjerohet harta, shtohet Mallakastra

12:49, 16/04/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 24 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 518 raste.

6 nga 24 rastet e konfirmuara sot janë mjekë dhe infermierë.

Zonat më të prekura deri më tani janë Tirana, Shkodra, Fieri dhe Durrësi.

Drejtoresha e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino tha se dje janë testuar 269 persona të dyshuar me COVID-19, mes tyre 53 janë personel shëndetësor.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 24 raste pozitive me COVID19, prej të cilëve 6 janë personel shëndetësor.

Nga rastet e reja 12 i përkasin Shkodrës, dhe kemi 3 raste në Tiranë, 3 raste në Kukës, 3 raste në Fier, 1 rast në Korçë, 1 rast në Kavajë, dhe hartës i shtohet Mallakastra me 1 rast.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 34 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.

Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 26 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 277. 

Rastet e reja në 24 orët e fundit

-12 raste Shkodra

-3 raste Tirana

-3 raste Kukësi

-3 raste Fieri

-1 rast Kavajë

-1 rast Korçë

-1 rast Mallakastër

HARTA
- Tiranë 241 raste
- Durrës 42 raste
- Lushnje 6 raste
- Elbasan 16 raste
- Fier 35 raste
- Kavajë 9 raste
- Rrogozhinë 4 raste
- Korçë 19 raste
- Vlorë 5 raste
- Shkodër 83 raste
- Lezhë 14 raste
- Berat 2 raste
- Has 13 raste
- Krujë 7 raste
-Tropojë 4 raste
- Pukë 5 raste
- Mirditë 3 raste 
- Kukës 9 rast
-Mallakastër 1 rast
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Maloku ft CT16/04/2020 14:14

Deri tani vetem "maloket" dhe "greket" nuk jane infektuar. Te civilizuarit, pastertoret, te edukuarit te tere te infektuar. What's happened?. Impossible!.

Statistikat16/04/2020 13:18

Gjatë protestave të vitit të kaluar të organizuara kundër qeverisë Rama, pati një infotmacion se numuri më i mdha i protesttuesve, veç Tiranës, vinin nga Shkodra e Durrësi. A thua të jetë e rastit që "statistikat" e pandemisë nxjerrin numurin më të madh të të infektuarve nga këto qytete ? Dihet që infektimin me virusin e kemi si "peshqesh" nga emigracioni në Itali e Greqi e në vendet e tjera europiane. Ka pasur vërtetë një numur të konsiderueshëm emigrantësh nga këto tre qytete, por më së shumti kanë emigruar nga rrethe ku niveli i jetesës është më i ulët e veçanërisht nga fshatrat e veriut. Si ështëe mundur që nga Dibra , ndonëse ka një emigracion të madh si jashtë edhe mbrenda vendit nuk rezulton asnjë i infektuar ? Po ashtu edhe nga qarku i Gjirokastrës që ka një emigracion të madh në Greqi por edhe në vënde të tjera, na dilkan të imunizuar të gjithë banorët. A thua të jenë pra këto statistika produkt i "specialistëve mjeksorë" apo produkt i propogandës socialiste ?

Shto koment

Denonco