Zbardhet ngjarja: Polici qëlloi personin që e kërcënoi, plagoset kalimtarja

Zbardhet ngjarja: Polici qëlloi personin që e kërcënoi, plagoset kalimtarja

12:25, 10/04/2020
A+ Aa A-

Zbardhen detaje nga ngjarja e ndodhur në Tiranë, ku u raportua për plagosje me armë zjarri të dy personave. Një efektiv i forcave 'Shqiponja' plagosi me armë në këmbë një qytetar, që ditën e sotme në vend të dokumentit identifikues, i nxori armën duke e kërcënuar.

Ngjarja ndodhi në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku për pasojë mbeti e plagosur edhe një kalimtare rastësisht në zonë, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtori i Policisë së Tiranës, tha se personi dyshohet të jetë me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i shpallur në kërkim, por pritet t'i merren gjurmët e gishtërinjve për t'i faktuar këto dyshime.

"Një qytetar ka kundërshtuar me armë një efektiv të policisë, i cili i ka kërkuar lejen e daljes. Ai ka nxjerrë armën dhe e ka kërcënuar me fjalët 'do të qëlloj'”- tha Rebani Jaupi.

"Qytetari ende i paidentifikuar, që thuhet se është me rrezikshmëri të lartë, ia ka mbathur me vrap. Polici, efektiv i Shqiponjave, e ka qëlluar me armë në pjesën e këmbës. Në rrugë ka qenë dhe një kalimtare, e cila ka marrë një plumb po në pjesën e këmbës. Të dy janë dërguar në spital”- theksoi drejtori Jaupi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco