56 të shtruar/ Harta zgjerohet në Tiranë dhe Shkodër

56 të shtruar/ Harta zgjerohet në Tiranë dhe Shkodër

11:10, 10/04/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 7 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 416. 7 rastet e reja me koronavirus janë konstatuar në Tiranë dhe Shkodër, me respektivisht 3 dhe 4 raste secila.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë. Gjatë 24 orëve të fundit, 17 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 182.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 50 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, dhe 1 pacient është i intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 56 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 199 raste

– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 49 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

coli10/04/2020 12:05

Në tre muaj e dhjetë ditë qëkur filloi pandemia e Covidit, Shqipëria lavdi zotit ka një grafik të situatës pandemike njëlloj me Burkina Fason në Afrikën perëndimore, një shtet me mbi 13 milion banorë. Ajo që mungon në pasqyrën e grafiqeve të pasojave të kësaj pandemie në këto dy shtete, është një detaj i parëndësishëm, transparenca publike. E pra për Covidin në Shqipëri dijmë se kanë ndruar jetën vetëm 23, pleq të sëmurë e që krahasuar me numurin e të vdekurve të tjerë për shkaqe të ndryshme aksidentore apo shëndetsore, mbrenda tre muajsh, shqiptarçe duhet thënë "O Covid na marsh të keqen" Nga Komiteti shkencor femëror covidal, kemi sigurinë se sa të kemi Skënderbeun në krye të kësaj lufte, nga rradhët e Ushtrisë Nacional Çlirimtare, e shumta do të kemi diku 28 dëshmore pleq, ndryshe nga 28 mijë dëshmorët e rij të. L.N.Çl. që udhëhoqi Enveri Në të dy vendet ka një numur të përafërt të të infektuarve dhe viktimave.. Strategjia e luftës së ushtrisë kundër popullit e jo kundër armikut mikroskopik, doli me rezultate të shkëlqiera.. Kush të rojë e do ta shohë Shqipërinë zojë

Shto koment

Denonco