Shkon në 23 numri i viktimave në Shqipëri/ Ndërron jetë 72-vjeçarja nga Tirana

Shkon në 23 numri i viktimave në Shqipëri/ Ndërron jetë 72-vjeçarja nga Tirana

18:19, 09/04/2020
A+ Aa A-

Një paciente 72 vjeçare nga Tirana, me inicialet V.S., ka ndërruar jetë pasditen e sotme në spitalin infektiv në QSUT, e konfirmuar me COVID-19.

Lajmin e konfirmon vetë Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për mediat.

Sipas MSH-së, e moshuara ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në terapi intensive prej disa ditësh, ndërsa gjendja e saj është rënduar së tepërmi gjatë ditës së sotme, kur edhe është intubuar, por pavarësisht trajtimit mjekësor dhe përpjekjeve të mëdha të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

72-vjeçarja vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruse: insuficenca renale kronike, hipertensioni dhe hipotiroidizëm.

E moshuara bëhet kështu viktima e 23 e COVID-19 në Shqipëri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco